EVN Vullnetarizon,ndërtoi parkun e parë për kafshë shtëpiake në Strumicë

Një ekipë e të punësuarve të EVN, në parkun e qytetit në Strumicë vendosën rekuizite në parkun e parë për kafshë shtëpiake të qytetit. Me këtë dhe zyrtarisht u lëshua në përdorim vendi në të cilin për herë të parë, të gjithë adhuruesit e kafshëve do të mund të kalojnë kohë cilësore me kafshët e tyre përkëdhelëse. Elementet e këtij parku në fakt janë të shndërruara në të tilla nga rrotëza kabllore dhe goma makinash, për adaptimin e të cilave vullnetarët e QEK Strumicë punuan intensivisht për disa ditë me rradhë.
„EVN Vullnetarizon është projekt i EVN i cili është duke zgjatur më shumë se dy vite. Janë realizuar rreth 50 aktivitete të ndyshme, ndërsa sot për herë të parë në kuadër të programit u realizua ideja për ndërtim të parkut për kafshë shtëpiake. Është njerëzore të bëhet një vepër e mirë, ndërsa të bëhet vepër e mirë për ata të cilët kanë nevojë për ndihmën e njeriut, ka një rëndësi të veçantë. Shpresoj që ky park të ju shërbejë kafshëve si dhe banorëve të Strumicës dhe rrethinës, që të argëtohen dhe të kënaqen në aktivitetet e përditshme.“ deklaroi udhëheqësi i Qendrës Energo të Konsumatorëve, z. Aleksandar Trlin.
Realizimi i këtij projekti u mbështet edhe nga komuna. Kryetari i komunës së Strumicës, z. Kosta Janevski shprehu falënderimet e tij ndaj EVN.
„Me kënaqësi të madhe përshëndes dhe e përmbaj projektin ,,EVN Vullnetarizon” që i dhuroi Strumicës një kënd të mrekullueshëm për kafshët shtëpiake të qytetarëve. Qyteti ynë për herë të parë pasurohet me një park të tillë, i cili është mjaft i nevojshëm sepse një pjesë e madhe e qytetarëve posedojnë kafshë shtëpiake dhe jam i bindur se në këtë vend do të kalojnë çaste të bukura. Njëkohësisht, kjo nënkupton dhe hapësira publike më të pastra dhe mundësi më të madhe qarkullimi në parkun e qytetit për qytetarët tjerë. Falënderim i madh për EVN dhe shpresoj që edhe projekte të tjera të tyre do të realizohen në komunën tonë, për të cilat gjithmonë do ta gëzojnë mbështetjen tonë.“ deklaroi Janevski.
EVN Vullnetarizon është programë e cila filloi në korrik 2017, ndërsa deri më tani kanë marrë pjesë mbi 500 vullnetarë. Ideja e programës është që të bëhet vepër e mirë për komunitetin nëpërmjet dhënies së mundit personal. Mesazhi që përcjellet me anë të çdo aktiviteti vullnetar në vend, është që çdonjëri nga ne është i aftë të krijojë mjedis më të bukur për të jetuar.

Marketing