Evropa e bashkuar në krah të Zelenskyt

Presidenti francez, Emmanuel Macron shprehu publikisht mbështetjen për Volodymyr Zelenskyy menjëherë pas takimit të liderit ukrainas me presidentin, Donald Trump.

Marketing

“Ne të gjithë bëmë gjënë e duhur që ndihmuam Ukrainën dhe sanksionuam Rusinë tre vite më parë dhe do vazhdojmë ta bëjmë këtë”, u tha Macron gazetarëve gjatë vizitës në Portugali.

“Ka një agresor, që është Rusia, dhe një popull i sulmuar, që është Ukraina”, shtoi presidenti francez”

Pas tij dhjetëra liderë të tjerë evropianë kanë mbështetur publikisht presidentin Zelensky mas takimit të tij të tensionuar me homologun amerikan.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa postuan të njëjtin koment në llogaritë e tyre në mediat sociale duke shkruar:

“Dinjiteti juaj nderon trimërinë e popullit ukrainas. Ji i fortë, trim dhe i patrembur. Ju nuk jeni kurrë vetëm, i dashur President. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”

Suggested News

Сакате 100 години? Исчистете ги артериите вака!
Hypertea

Исфрлете ги паразитите од телото за една ноќ – дознајте како!
Parazol

Short, Sassy & Irresistible: Why Men Fall Hard For Petite Women
Zestradar
Kancelari gjerman në largim, Olaf Scholz shkroi:

“Askush nuk dëshiron paqe më shumë se qytetarët e Ukrainës! Kjo është arsyeja pse ne po punojmë së bashku për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë. Ukraina mund të mbështetet te Gjermania dhe te Evropa”

Kryeministri holandez, Dick Schoof tha:

“Holanda vazhdon të mbështesë Ukrainën. Sidomos tani. Ne duam paqe të qëndrueshme dhe një fund të luftës së agresionit që ka nisur Rusia. Për Ukrainën, për të gjithë banorët e saj dhe për Evropën”

Kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden iu bashkua liderëve të tjerë evropian:

“Luksemburgu qëndron me Ukrainën. Ju po luftoni për lirinë tuaj dhe një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla”

Ashtu si presidenti portugez, Luis Montenegro:

“Ukraina mund të mbështetet gjithmonë te Portugalia”