Evropa përfshihet nga i nxehti afrikan, temperaturat deri në 40 gradë Celcius

Fundi i Qershorit i ka përballur europianët me temperatura të papërballueshme, jo të zakonta për muajin e parë të verës. I gjithë kontinenti është përfshirë nga një valë e të nxehtit afrikan, me temperatura që arritën deri në 40 gradë Celcius.

Marketing

Vala e ngrohtë e ardhur nga Afrika Veriore ka prekur më së shumti Greqinë, Spanjë, por edhe Britaninë e Madhe, Francën e Belgjikën, madje edhe Zvicrën alpine.

Për të paralajmëruar qytetarët, autoritetet spanjolle lëshuan alarmin e verdhë të motit, portokalli dhe i kuqi janë më të fortët. Vendi iberik ishte një ndër më të nxehtët verën e kaluar, ku termometri arriti deri në 52 gradë Celcius.

Këshillat kryesore janë shmangia e orëve të pikut dhe frekuentimi i plazheve e pishinave, ndërsa qytetarëve mendojnë të improvizojnë nëpër shatërvane për të larguar vapën.