Futbollisti shqiptar që përfaqëson Kombëtaren e Maqedonisë, Ezgjan Alioski s’ka kontratë me klubin nga Premierliga Leeds United.
Alioskit i mbaroi kontrata me Leedsin gjatë ditës së djeshme (1 korrik).
Mbrojtësi anësor që luan edhe në pozitat tjera, ka marrë ofertë nga skuadra turke, Trabzonspor.
Mediat në Turqi raportojnë se Trabzonspor ka bërë ofertën e dytë në drejtim të futbollistit, pasi ajo e para ishte refuzuar.
Vlera e Alioskit sipas sajtit ‘Transfermarkt’ shkon deri në 5 milionë euro.