F1 Australian GP: Norris mposht Verstappen-in dhe fiton garën kaotike

Lando Norris triumfoi në Çmimin e Madh të Australisë, duke i rezistuar sulmeve të Max Verstappen-it në një garë me reshje shiu dhe incidente.

McLaren tregoi superioritetin e tij, ndërsa Norris mbajti kreun deri në fund, pavarësisht një daljeje të shkurtër jashtë piste. Verstappen përfundoi i dyti, ndërsa George Russell siguroi vendin e tretë për Mercedes.

Oscar Piastri përfundoi në vendin e 9-të pas një gabimi, ndërsa Ferrari pati një ditë të vështirë, me Leclerc në vendin e 8-të dhe Hamilton në të 10-tin. Andrea Kimi Antonelli u penalizua, duke humbur vendin e katërt ndaj Alex Albon-it të Williams.

Gara e rradhës është pas një javë në Kinë

Marketing