Facebook do të fshijë aktivitetet e personave që kanë ndërruar jetë

A Facebook logo is seen on a smartphone in this photo illustration on November 15, 2017. (Photo by Jaap Arriens/NurPhoto via Getty Images)

Shpesh ka ndodhur që të merrni njoftime në Facebook, si për shembull për ditëlindje, për personat që tashmë kanë ndërruar jetë dhe jeni bërë dëshmitarë të njerëzve të cilët i kanë uruar duke ju shtuar edhe më shumë dhimbjen familjarëve.

Marketing

Për të parandaluar që gjëra të tilla të ndodhin, Facebook dëshiron të shfrytëzojë inteligjencën artificiale në mënyrë që të fshijë të gjitha aktivitetet e personit që ndërron jetë.

Aktualisht, për personat që ndërrojnë jetë Facebook e shfaq tek ata “Remembering” ku miqtë mund ta kujtojnë të ndjerin duke i bërë “tagg”.

Ose ju mund të lini një kontakt të besueshëm i cili mund të administrojë me profilin tuaj pas vdekjes.

Megjithatë, ka raste kur asnjëra dhe as tjetra nuk aplikohen dhe personat që kanë ndërruar jetë ju shfaqen si “persona që mund t’i njihni” dhe të mund t’i bëni miq.

Por, ka edhe raste të kundërta, që Facebook i kë bërë “Remembering” një personi i cili është gjallë duke krijuar huti.