Përjashtimi i Donald Trump nga rrjeti social Facebook dhe Instagram u rishikua nga Bordi i Mbikëqyrjes së Facebook duke e lënë në fuqi.
Megjithatë ky bord tha se natyra e përhershme e këtij dëbimi përbën shqetësim dhe është jashtë çdo lloj penaliteti normal që rrjeti social ka aplikuar në të kaluarën.
Kështu Facebook është urdhëruar të rishohë vendimin. Ish Presidenti Amerikan u dëbua nga të dy uebsajtet në Janar pas protestave në Capitol Hill.
Tashmë Facebook duhet të kthejë përgjigje brenda 6 muajsh. Megjithatë dëbimi mbetet në fuqi.
Bordi i Mbikëqyrjes konsiderohet edhe si Gjykata Supreme e Facebook e cili verifikon vendimet e ndërmarra nga rrjeti social nëse janë të drejta apo jo.