Facebook, Instagram dhe WhatsApp goditen nga problemet teknike

Disa përdorues të rrjetit social më të madh në botë, Facebook, të mërkurën, janë ankuar se nuk po mund të ngarkojnë fotografi dhe video.

Marketing

Pengesat janë paraqitur edhe në Instagram dhe shërbimin e mesazheve WhatsApp. Të dyja këto rrjete janë në pronësi të Facebook-ut.

Një zëdhënës i Facebook-ut, i tha BBC-së se “jemi duke punuar për të iu kthyer normalitetit, sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Së bashku, këto rrjete sociale, kanë miliarda përdorues në mbarë botën.

Në mars, Facebook dhe Instagram pësuan periudhën më të gjatë të ndërprerjes. Gjatë muajit prill, problemet gjithashtu goditën të dy aplikacionet si dhe shërbimin WhatsApp.

Aplikacioni Facebook Messenger, i cili shpesh instalohet ndaras, gjithashtu është ndikuar nga këto probleme.