Facebook mbyll 937 llogari të lidhura me qeverinë e Nikaraguas

Facebook njoftoi se ka mbyllur 937 llogari të lidhura me qeverinë Nikaraguas, vend në Amerikën Qendrore, transmeton Aandolu Agency (AA).

Marketing

Duke njoftuar se do të ndryshojë emrin në “Meta”, Facebook njoftoi se ka mbyllur 937 llogari që thuhet se janë të lidhura me partinë e Frontit Nacional Çlirimtar Sandista të drejtuar nga Daniel Ortega.

Në deklaratë si arsye e mbylljes së llogarive thuhet se ato ishin “llogari të rreme që manipulojnë ose keqdrejtojnë publikun.”

Kompania gjithashtu tha se kishte mbyllur gjithashtu 140 faqe mashtruese, 24 grupe dhe 363 llogari në Instagram për shkelje të politikës kundër “sjelljes së rreme të koordinuar në emër të një agjencie ose qeverie të huaj”.