Facebook ndërron emrin, bëhet “Meta”

Sipas raportit, emri i ri i kompanisë Facebook po mbahej sekret në mënyrë të veçantë.

Marketing

Themeluesi i Facebook Marck Zuckerberg ka njoftuar se ka ndërruar emrin kompanisë në “Meta”.

“Së bashku, më në fund mund t’i vendosim njerëzit në qendër të teknologjisë sonë. Dhe së bashku, ne mund të zhbllokojmë një ekonomi krijuese masivisht më të madhe.”

“Për të reflektuar se kush jemi dhe çfarë shpresojmë të ndërtojmë,” shtoi Zuckerberg.
Ky vendim ishte pjesë e një ndryshimi strategjik për të theksuar zhvillimin e botës virtuale ndërkohë që biznesi kryesor i rrjetit social është në krizë.

Në korrik të këtij viti, Zuckerberg tha se Facebook do të kalonte në mënyrë efektive nga të qenit një kompani e mediave sociale në një kompani “metaverse”.

Marketing