“Facebook” në kaos, përdoruesit raportojnë faqe me postime nga njerëz të dyshimtë

Mijëra përdorues të Facebook-ut kanë raportuar këtë të mërkurë probleme në faqet e tyre kryesore, të cilat nuk i shfaqin postimet e tyre të rregullta.

Marketing

Kjo situatë është vërejtur edhe në Down Detector, i cili ka regjistruar problemet e para rreth orës 7 të mëngjesit. Shumica e problemeve janë regjistruar në aplikacion (73 për qind), ndërsa në 23 për qind të rasteve është shënuar problem në faqen e internetit dhe 4 për qind gjatë hyrjes.

Përdoruesit e Twitter kanë përmendur tashmë se kanë të njëjtin problem – faqja kryesore nuk tregon postimet e ndjekësve të tyre, por postimet që postohen nga njerëz të panjohur në faqet e personazheve të famshëm si Eminem, Taylor Swift dhe të tjerë.

“A e ka kontrolluar dikush Facebook-un e tyre? Më duket se dikush do të pushohet nga puna”, kanë shkruar përdoruesit në Twitter.

Facebook ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar, kështu që shkaku i këtij problemi nuk dihet ende.