Ardian Cuculi zyrtarizohet te Shkëndija

Atë që e paralajmruam ditën e djeshme, sot ka marrë konfirmimin. Ardian Cuculi zyrtarisht rikthehet te Shkëndija. Palët kanë firmosur kontratë një vjeçare dhe kanë prezantuar Cuculin në faqen e klubit kuqezi.

Marketing

Rikujtojmë që Ardian Cuculi në skuadrën kuqezi rikthehet pas katër vitesh. Brenda kësaj periudhe ishte pjesë e ekipit të Kukësit, ndërsa së fundmi luajti për ekipin e Dritës nga Gjilani.
Ardian Cuculi në të kaluarën me fanellën e Shkëndijës ka fituar 5 tituj, edhe atë 2 herë titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut, 2 trofe të Kupës dhe 1 trofe të Super Kupës.