Facebook nuk do të “vdesë” kurrë!

Ekziston edhe fakti i thjeshtë që Facebook ka një monopol. “Përmasat e Facebook dhe paratë që ka, do të thotë se ata mund të fitojnë çdo konkurs”, thotë Galloway, duke treguar shembuj të tillë si WhatsApp dhe Instagram, të cilët u “zhytën” përfundimisht në gjigandin Facebook. Tani për tani, Facebook është ende i rrënjosur në jetën tonë të përditshme dhe nuk do të ketë një ikje të menjëhershme

Marketing

Nga Bryan LUFKIN

Isha student në Universitetin e Indiana në vitin 2004 kur dëgjova për herë të parë për një faqe interneti për të rinjtë në moshën time. Kam biseduar me disa miq në dhomën time të konviktit, në fillim të një semestri të ri. “A keni dëgjuar për Facebook-un?” Pyetën disa prej tyre. “Duhet të hapni një llogari. Është një mundësi për të komunikuar mes studentëve në universitet”.

Më herët gjatë muajit Prill të vitit 2018, themeluesi dhe CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, u ul në Kongresin amerikan në përpjekje për të bindur ligjvënësit që rrjeti i tij social, fillimisht i krijuar si një mënyrë për studentët që të vihen në kontakt me njëri-tjetrin, nuk përbën kërcënim për stabilitetin e demokracisë perëndimore dhe nuk i neglizhon të dhënat personale të përdoruesve të tij. Gjatë seancës, ai pranoi se kompania e tij nuk kishte bërë mjaftueshëm për të parandaluar shërbimet që lejojnë përhapjen e lajmeve të rreme, ndërhyrjet e huaja në zgjedhje dhe rrjedhjen e të dhënave. Në Mars, rezultoi që një konsulencë politike e quajtur Cambridge Analytica përdori të dhëna të mbledhura nga miliona përdorues të Facebook pa miratimin e tyre. Skandali tronditi Facebook dhe e ka detyruar themeluesin e tij të rishqyrtojë mënyrën se si ky rrjet social funksionon.

Në raundin e dytë të ndjesës së Zuckerberg ai u përball me Parlamentin Europian këtë javë dhe u ballafaqua me pyetje edhe më të ashpra, ashtu si edhe Evropa është gati të fusë ligje të reja që do të paraqesin disa nga rregullat më strikte të privatësisë së të dhënave në botë: Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave. Kjo është shumë larg nga arsyeja që unë dhe shokët e mi të universitetit e kemi përdorur rrjetin social 14 vite më parë: dërgimin e një kërkese miqësie të dikujt që na pëlqente etj. Si një nga mijëra përdoruesit e parë, unë mendoj se evolucioni i Facebook dhe funksioni i tij në shoqëri është interesant po aq sa edhe shqetësues. Por edhe pas katastrofës së Cambridge Analytica, Zuckerberg përfundimisht kërkoi falje ndaj 87 milionë përdoruesve të Facebook, të dhënat e të cilëve ishin të shpërndara.

“Biznesi i Facebook do të përshpejtohet”, thotë Scott Galloway, një profesor i marketingut në Universitetin e Nju Jorkut. “Konsumatorët e bëjnë shumë të madhe, por cili është vendi i parë ku ata “hidhen” për të shprehur zemërimin e tyre? Facebook dhe Instagram. Dhe me 2.2 miliardë përdorues aktivë çdo muaj, reklamuesit nuk kanë zgjidhje tjetër përveç përdorimit të Facebook”.

Kompania kërkimore eMarketer parashikoi në Shkurt se numri i përdoruesve të rinj të Facebook është duke u ulur. 2.8 milionë amerikanë të moshës 25 dhe më të rinj e kanë braktisur Facebook-un vitin e kaluar dhe me më shumë parashikime për largime në vitin 2018. Megjithatë, ka shumë stabilitete me ata më të mëdhenjtë në moshë, madje edhe me të moshuarit. E ardhmja e Facebook-ut mund të ndryshojë vetëm nëse qeveritë në vende të ndryshme vendosin që të ndalojnë përdorimin e tij, për shkak të influencës që ka.

“Unë nuk mendoj se çështja është ‘vrasja e Facebook-ut’”, thotë Sherry Turkle, profesoreshë e shkencave sociale dhe teknologjisë në Institutin e Massachusetts. “Unë mendoj se çështja është se çfarë do t’i bënte njerëzit ta përdornin Facebook-un në mënyrën jo të duhur. Tashmë jemi të vetëdijshmë për rrezikun e rrjedhjes së të dhënave dhe lajmet e rreme. Dhe kështu ekziston një lëvizje e konsumatorit që kërkon parametra më të përshtatshëm. Njerëzit kërkojnë të kontrollojnë se si Facebook përdor të dhënat e tyre dhe njerëzit venë në Facebook vetëm atë që ata janë të gatshëm të ndajnë me të tjerët”.

Ekziston edhe fakti i thjeshtë që Facebook ka një monopol. “Përmasat e Facebook dhe paratë që ka, do të thotë se ata mund të fitojnë çdo konkurs”, thotë Galloway, duke treguar shembuj të tillë si WhatsApp dhe Instagram, të cilët u “zhytën” përfundimisht në gjigandin Facebook. Tani për tani, Facebook është ende i rrënjosur në jetën tonë të përditshme dhe nuk do të ketë një ikje të menjëhershme.

“Ajo që ka më shumë gjasa të ndodhë është se njerëzit fillojnë të kuptojnë se tregjet dhe ekonomia mund të jenë më mirë, duke nxitur, duke krijuar vende të reja pune, nëse do të ndërtojmë kompani të reja në vend të vetëm njërës”, thotë Galloway. Ky është një rezultat më i mundshëm sesa thjesht rrëzimi apo zhdukja e Facebook-ut. Në mënyrë që kjo të ndodhë, qeveritë do ta bëjnë Facebook më pak të fuqishëm. Dhe ndërsa suksesi i Facebook ka kënaqur nevojat tona njerëzore për komunikimin, përmasat e tij, numri i madh i përdoruesve dhe fuqia qendrore – kanë sjellë një vështrim të pashembullt, siç e kemi parë gjatë kësaj jave në Evropë. (BBC)

Marketing