Komisioni Federal i Tregtisë e ka dënuar facebook-un me 5 miliardë dollarë për shkak të shkeljeve që janë bërë nga kjo kompani.
Sipas komisionit Facebook ka shfrytëzuar privatësinë e përdoruesve për interesat e tyre. Dhe po ashtu ky rrjet social kishte dështuar që t’i ruaj të dhënat e përdoruesve.
Kjo është gjoba më e madhe që është shqiptuar në SHBA për shkelje të privatësisë, kjo shumë është sa 9% e të ardhurave të facebook-ut.