Shfuqizohet vendimi I kreut të komunës së Gazi Babës , Boris Georgisevski I cili dy ditë më parë shkarkoi drejtorin e shkollë fillore 25 maji në lagjen Hasanbeg të Shkupit, Fadil Murtezani, Ai Sot është kthyer në këtë post, por si ushtrues detyre dhe ,kjo do të jetë deri në shpalljen e konkursit të ri, pasi mandati i tij ka skaduar.
Vendimin e riemritit të drejtorit e kanë mirëpritur banorët dhe këshilli i prindërve .Ata shprehen të kënaqur me menaxhimin e shkollës në dy mandatet e kaluara nga Fadil Murtezani.
Edhe ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi e mbështeti drejtorin Murtezani duke thënë se gabimi i tillë është korigjuar edhe pse nuk duhet të ndodhin gabime të tilla me njerzt të sukseshem ne profesonisin përkatës e sidomos për rastin në fjalë.
Lidhur me bojkotin e të sotëm drejtori Murtezani, tha se mësimi do të vazhdoj dhe se orët e humbura do të kompensohet në mënyrë plotësuese.