Fadil Zendeli: Nuk e kam braktisur BESËN dhe Arianit Hoxhën, isha në Suedi

Deputeti i Lëvizjes BESA ka demantuar lajmet se gjoja ka braktisur BESËN. Ai në një postim në Facebook thotë se ditën që është mbajtur mbledhja në Gostivar ka qenë në Suedi.

Marketing

“Lidhur me lajmet që qarkullojnë në portalet e afërta me BDI-në se gjoja kam bojkotuar mbledhjen mes sekretarëve të partisë dhe kryesisë së Degës së Gostivarit, njoftoj gjithë opinionin se janë inskenime dhe të pa vërteta.

Unë zyrtarisht si deputet kam qenë në udhëtim zyrtar në Suedi dhe nuk kam mundur të marr pjesë në këtë mbledhje.
Lëvizja BESA është unike, ndërsa frika që po shfaq BDI ndaj Lëvizjes BESA dhe opozitës në përgjithësi tregon qartazi se për herë të parë komoditeti i BDI-së është luhatur dhe shumë shpejt do vjen ndryshimi në skenën politike shqiptare!” ka shkruar Zendeli