Faktet të pazakonta në lidhje me veturat, që do impresionojnë miqtë tuaj

Dashamirësit e veturave normalisht që janë të dhënë pas fakteve

Marketing

Këto copëza njohurie do iu mundësojnë një depërtim më të thellë në historinë e veturave dhe industrive të tyre apo sociologjisë së makinës dhe pozitës së saj në shoqëri, transmeton lajmi.net.

Duke filluar nga fakti se Henry Ford, shpikësi i prodhimit masiv të veturave për 2 orë e 30 minuta, deri tek ai se 75% e veturave të tipit ‘Rolls Royce’ janë ende duke bredhur “rrugëve në post-modernitet”, të gjitha këto ndihmojnë në një ndërlidhje më të mirë të aktualitetit dhe ndërlidhjes me të kaluarën e veturave.

Në paragrafët e mëposhtëm mund të gjeni disa prej fakteve më të çuditshme për veturat:

Veturat shpenzojnë 95% të jetës së tyre të parkuara

I gjithë nocioni i udhëtimit bashkëkohor dhe lëvizshmërisë, mund të përshkruhet me stopim të shpeshtë të veturave. Përveç faktit se veturave i bie të stopohen si rezultat i trafikut, edhe plotësimi i nevojave ditore ka kontribuar në këtë shifër të lartë të “pasivizimit” të veturave, sikundër është ndalja për të blerë ndonjë produkt në dyqane.

Shpikësi i sinjalizuesve ishte i verbër

Ralph Teetor ishte një shpikës profilizues, pavarësisht se ishte i verbër nga mosha 5 vjeçare. Shpejtimi dhe ngadalësimi e mërzitën atë, kështu që ai shpiku sinjalizuesit.

Rrota u shpik rreth vitit 3500 P.E.S

Ato nuk u përdorën për transport, por në vend të kësaj për të krijuar qeramikë. U deshën edhe 300 vjet para se të përdoreshin për qerre.