Faktor: Ja cila është pasuria e drejtoresësh së re të Aeroporteve të Maqedonisë, Milikije Halimi?

Mediat maqedonase kanë vazhduar të merren me ish-kryetaren e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi, e cila së fundi u emërua në postin e drejtores së përgjithshme të SHA “Aeroportet e Maqedonisë së Veriut” që është në pronësi shtetërore.

Marketing

Portali “Faktor” është marrë së fundi se sa pasuri posedon drejtoresha e re e aeroporteve, e cila erdhi në këtë detyrë me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë.

Halimi do të menaxhojë dy aeroportet ndërkombëtare, Shkupin dhe Ohrin në pjesën që nuk është nën koncesionin e TAV-it, si dhe aeroportet sportive.

Kur u bë kryetare e Komunës së Haraçinovës, ajo në pyetësor deklaroi se nuk kishte asnjë pronë në emër të saj dhe ja çfarë posedon:

Një veturë si pronë e përbashkët Mercedes Benz E-350 viti 2009, e blerë në vitin 2018 me vlerë mbi 20 mijë euro apo 1.5 milionë denarë (blerja me kontratë shitblerje)

Letra me vlerë – aksionet si pronë e përbashkët me vlerë afër 5 mijë euro apo mbi 307 mijë denarë, nga viti 2018. Si dhe një kredi prej 39.421.500,00 denarë./“Faktor.mk