Fakulteti i Shkencave Natyrore kumton detaje për serinë e tërmeteve

Observatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, ka kumtuar detaje për serinë e tërmeteve në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Njoftojnë, se në ora 20:40, është regjistruar një seri e tërmeteve me epiqendër rajonale Tetovë- Gostivar me epiqendër prej 65km në jugperëndim të Shkupit.

Ky tërmet, më shumë është ndjerë në vendbanimet Mavrovë, Dibër, Gostivar, Tetovë dhe Kërçovë.

“Më fortë është ndjerë me magnitudë prej 4.6. Sipas informacioneve të deritanishme, ky tërmet më shumë është ndjerë në vendbanimet si Mavrovë, Dibër, Gostivar, Tetovë dhe Kërçovë me intensitet prej V-VI ballë të shkallës makrosizmike evropiane, kurse në pjesët tjera me intensitet prej III-IV ballë sipas të njëjtës shkallë”, sqarojnë nga OS në kuadër të FSHMN-së,

Marketing