Fakulteti i Shkencave të Informatikës pranë UNT-së

Shkruan:  Prof.Dr. Bekim Fetaji, Prorektor për Shkence prane UNT-së

Marketing

Fakulteti i Shkencave të Informatikës mundëson studime të një discipline dinamike, sfiduese dhe kreative që krijon kuadrot e nevojshme për epokën digjitale.Programet studimore te integruara, studimet në laboratorë të pajisur me infrastrukturë cilësore, mundësia për të kryer punë praktike në kompanitë dhe organizatat më të njohura të vendit, si dhe aktivitetet ekstrakurikulore kontribuojnë që të diplomuarit e Fakultetit të Shkencave të Informatikës, të jenë të gatshëm për të përmbushur me sukses rrugën e karrierës së tyre.

Fakulteti i Shkencave të Informatikës në Universitetin “Nënë Tereza” u themelua nga njerëz që kishin një vizion. Ky vizion ishte se si informatika do të përshtatet në frymën unike të Universitetit, një institucion i orientuar në një shkallë rreth edukimit të informatikës me lidhje të ngushta me industrinë e informatikës dhe bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional. Departamenti gjithmonë ka pasur lidhje të ngushta me matematikën dhe inxhinierinë, por gjithnjë e më shumë ka përjetuar bashkëpunime me disiplina të tjera të rëndësishme për Universitetin, përfshirë sociologjinë, metodologjitë e mësimdhënies, filozofinë, ekonominë, statistikat dhe matematikën në përgjithësi. Është përmes këtyre bashkëpunimeve që rëndësia e Informatikës në një kuptim më të gjerë vlerësohet më së miri.

Zotërimi i fuqive të menduarit abstrakt, që mundësojnë, modelojnë dhe analizojnë problemet e informatizimit dhe pastaj dizajnojnë zgjidhjet praktike për ta.

Programi i Informatikës do të ndihmojë në zhvillimin e bazës së fortë në matematikë dhe informatikë që kërkohet nga industria dhe që nevojitet për të hyrë në fushën e kërkesës së lartë, gjithnjë në zhvillim. Studentët mësojnë aftësitë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme logjike, ngrisin aftësinë e tyre për të menduarit abstrakt dhe zhvillojnë aftësitë e dizajnit dhe krijimit të algoritmeve për të zgjidhur probleme të ndryshme që kërkojnë krijimtari kreative dhe inovacion.

Studentët mund të zgjedhin të ndjekin një diplomë bachelor në katër ose 3 vjet, dhe studime për diplomë Master njëvjeçare ose dyvjeçare, e cila është e dizajnuar sipas kërkesave të tregut të punës dhe u mundëson atyre punësim dhe të hyjnë më shpejt në tregun e punës. Drejtimet ne deridiplomikë janë: “Informatika – programim” (4 vjeçar); “Informatika për mesimdhënie” (4 vjeçar) dhe “Programimi Aplikativ” (3 vjeçar profesional). Ne magjistraturë janë drejtimet: “Inxhineria softuerike e Aplikuar” (2 vjeçar) dhe drejtimi “Matematik – Informatik për Mesimdhënie” (1 dhe 2 vjeçar).

Profesoret dhe studentët e Fakultetit të Informatikës janë aktive në hulumtime, pjesëmarje në konferenca dhe botime shkencore, si  dhe  janë në kërkim të avancojnë studimin e informatikës përmes pjesëmarjeve në proekte dhe gara të ndryshme. Fushat e hulumtimit të fakultetit janë të ndryshme dhe shpesh zgjerohen në shumë aspekte të ndryshme, por në përgjithësi përfshijnë: programimin e mjediseve të ndryshme, analitika e të dhënave dhe shkencat e të dhënave; programimi dhe vizualizimi; studime të dizajnit softuerik; programimi i interfejsave (ndërfaqeve interaktive), inxhinieri kompjuterike, inxhineri softuerike, menaxhimi sistemeve të informacionit dhe organizatave; kiber siguria dhe siguria e informacionit, menaxhimi i njohurive; studimet shkencore, socio-teknike dhe shoqërore etj..

Hulumtimi i Informatikës në Universitetin Nënë Tereza është duke u fokusuar në paradigma të reja që avancojnë teknologjinë informatike, por mundësojnë mënyra të reja të mendimit dhe transformojnë shoqërinë. Forca jonë qëndron në aftësinë tonë për të kryer hulumtime inovative dhe bashkëpunuese që synojnë zgjidhjen e problemeve të mëdha dhe komplekse ndërdisciplinore të orientuara drejt aplikimit,që kanë aplikim multidisciplinar edhe me drejtime tjera si ato të Shkencave Teknike, Teknologjike dhe Shkencave Sociale.

 

Marketing