Falë kompanisë Ecolog nxënësit e Rahoviçit do ta ndjekin mësimin online

Nxënësit e Rahoviçit ku TV21 i vizitoi para disa ditësh dhe që treguan se nuk kanë ku të mësojnë online, dje ju erdhi një lajm i mirë.

Marketing

Arsimtari shkoi t’i vizitojë dhe tu dhurojë nxënësve tabletë për të mësuar. E këto tabletë elektronik i ka siguruar Kompania Ekolog. E gëzimi i nxënësve nuk mungonte.

“Tani do të mësosh prej në shtëpi? Po tani do të mësojmë me mësimet online. Do të kontaktoni me arsimtarin? Po. Do e keni më lehtë tani? Po më lehtë”, tha një nxënës.

“U gëzova. Po do të kontaktojmë me arsimtarin dhe do të mësojmë”, tha një nxënës.

Arsimtari ju shpjegoi se si duhet të përdoren tabletët elektronik.

“Do të vij edhe special të ju instaloj edhe programet e nevojshme…”, deklaroi njw arsimtar.

Drejtori i shkollës thotë se këto nxënës për shkak të kushteve kanë qenë jashtë organizimit të mësimit online.

“Këtu kemi të bëjmë me nxënës ku jetojnë në një shkollë periferike kodrinoro-malore ku kanë qenë jashtë asaj që mbahet mësimi online, ku nuk kanë pasur internet. Por nga ana e komunës u sigurua që disa tabletë ku edhe vetë jemi dëshmitarë që u bë shpërndarja e tabletave. Në kuadër të komunës së Sarajit gravitojnë 4 shkolla periferike me të cilën nxënësit kanë të njëjtën gjendje”, deklaroi Mubedin Bajrami – drejtori i shkollës.

Në shkollën periferike të Rahoviçit mësojnë 13 nxënës. Nga sot do të mund që mësimin ta ndjekin edhe online deri sa të hapen shkollat. Nuk po flasim për ndonjë fshat të thellë, është vetëm 23.6 km larg nga qendra e Shkupit.