Angela Merkel ka pranuar një duartrokitje të madhe nga Kristianë-Demokratët pasi mbajti një fjalim emocional që shënoi fundin e 18-të si udhëheqëse e partisë, ku ajo tha se ishte e nderuar që u shërbeu.
Kancelarja 64 vjeçare ‘luftoi’ për t’i mposhtur lotët e saj pasi delegatët e CDU-së i dhanë asaj një duartrokitje 10 minutëshe të shoqëruar me brohoritje të “Danke Angie”.
Bashkëpartiakët mbanin në duar postera me mbishkrime, “Faleminderit shef për 18 vjet udhëheqje.
Votimi për pasardhësin e Merkelit do të bëhet të premten.
Në garë janë sekretari i përgjithshëm i partisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, biznesmeni milioner Friedrich Merz dhe Jens Spahn, aktualisht ministër i shëndetësisë në qeverinë e Merkelit.
Kushdo që fiton është i gatshëm të bëhet kancelar dhe të marrë përsipër rolin e Merkelit si politikan më i fuqishëm në Evropë.
Merkel në fund i kërkoi partisë që të sigurohej që ajo ishte “e motivuar dhe e bashkuar” për t’u përballur me sfidat e vështira të së ardhmes.