Një 41 vjeçare nga rrethina e Shkupit dyshohet se ka kryer falsifikim të dokumentit, konkretisht lejes së drejtimit të automjetit.
Rastin e kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Personi me inicialet N.I. (41 vjeçare) nga fshati Kondovë, Shkup, ka pranuar kallëzim penal për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit” nga neni 378 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.
Policia bën me dije se qytetarja me iniciale N.I. edhe pse nuk kishte kaluar në provimin e patent shoferit për kategorinë B dhe nuk kishte leje për automjet, kishte marrë dhe përdorte leje drejtimi të falsifikuar për drejtimin e mjeteve motorike të kategorisë B.
41-vjeçarja ka marrë kallëzim penal.