Familja e 22-vjeçares: Të gjendet përgjegjësi që furnizoi me celularë vrasësin Vasil Jovanov!

Familja e Frosina Kulakovës nga Negotina, e cila vdiq pasi u përplas nga një makinë në Shkup, publikisht ka bërë thirrje që të gjendet personi përgjegjës që e ka furnizuar me cellular në paraburgim 20 vjecarin Vasil Jovanov.

Marketing

Nëpër rrjete sociale ishin shpërdarë fotografi për të cilët thuhet se janë të paraburgosurit Jovanov. Nga pamjet mund të shihet se ai në dorë mban celularin.

Kanë reaguar edhe nga LSDM-ja. Socialdemokratët kërkojnë që Ministri I Brendshëm, Pançe Toshkovski, të përgjigjet para opinionit dhe familjes së viktimës se kush I ka lejuar të akuzuarit që të ketë cellular në burg.

“Kush e mbron vrasësin nga qarqet e larta të DPMNE-së? Cili është implikimi i Pandovit? A është e saktë se gjithcka ka ditur se po ndodh dhe pasi pamjet dolën në opinion dhe kur qeveria është kapur në flagrancë paralajëron hetime? – reagojnë nga LSDM-ja.