Familja e Agim Islamit shpërthen kundër Llogës: Mos u tall me dhimbjen tonë, fale kriminelë si Mijallkovi dhe Gruevski

Një thirrje publike e fortë dhe emocionale ka ardhur nga familja e Agim Islamit, i cili vazhdon të mbahet në burg në Maqedoninë e Veriut,për një rast të montuar politik. Vëllai i tij ka reaguar ashpër përmes një deklarate publike ku denoncon padrejtësinë dhe heshtjen institucionale ndaj fatit të Agimit.
“Agimi është viktimë e një sistemi të kalbur, të kapur nga politika dhe krimi i organizuar,” – shprehet ai, duke theksuar se rasti i vëllait të tij është vazhdimësi e proceseve të montuara që kanë goditur shqiptarët në Maqedoni, si rastet e njohura Alfa e Monstra.

Deklarata publike ka në shënjestër të drejtpërdrejtë ish-ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga, të cilin familja e Islamit e akuzon për hipokrizi dhe tradhti të premtimeve publike. “Në vend që të luftonte për drejtësinë, ai zgjodhi të falë kriminelët që montuan këto raste – Gruevski, Mijallkov, Jankullovska – dhe heshti për Agimin dhe shumë shqiptarë të pafajshëm që po kalben në burg,” thuhet në thirrjen publike.

Vëllai i Agim Islamit kërkon që Lloga të japë llogari për premtimet e bëra gjatë mandatit të tij, duke theksuar se drejtësia nuk mund të mbetet privilegj i të pushtetshmëve, ndërsa të pafajshmit të braktisen.

“Mos u tall më me dhimbjen tonë! Mbaje fjalën që dhe!”, përfundon deklarata, duke e ngritur çështjen e Agim Islamit në një simbol të padrejtësisë sistematike ndaj shqiptarëve në vend.

Marketing