Julian Assange, themeluesi i WikiLeaks u arrestua të enjten në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku edhe po qëndronte.
Assange akuzohet nga qeveria e SHBA’së, se ka publikuar informacione sekrete të ushtrisë dhe qeverisë së shtetit më të fuqishëm në botë.
Por në jetën personale, Assange nuk ka publikuar mjaftë të dhëna, andaj gazetat filluan t’ia publikojnë vetë.
Këto janë 5 gjëra që duhet t’i dini për të:
1. Julian Assange dhe nëna e tij ndërruan vendbanimin 37 herë gjatë kohës sa ai ishte fëmijë
Julian Assange u lind më 3 korrik, 1971, në Townsville, Australi.
Sipas Biography.com, fëmijëria e Assange nuk ishte mjaftë e qëndrueshme për shkak se nëna e tij, Christine dhe njerku Brett Assange, kanë ndërruar shpesh herë shtëpitë.
Brett Assange, njerku i tij e përshkroi atë si “një djalosh i mprehtë që gjithmonë lufton për gjërat e tij”.
Bipography.com raporton se Brett dhe Christine u ndanë. Më pas, Assange me nënën e tij ndërruan vendbanim 37 herë, dhe “shumë shpesh nuk shkonte në shkollë por mbante mësimin në shtëpi”.
Brett Assange e kishte adoptuar Julian Assange në moshën 1 vjeçare.
2. Julian Assange ishte martuar në moshën 18 vjeçare, por martesa nuk i zgjati
Assange ka qenë i martuar një herë me ish-gruan e tij Teresa Assange, sipas disa raportimeve. AJC New raporton se, ai në fakt u martua në moshën 18 vjeçare, por martesa e tij nuk zgjati.
Daily Mail e përshkroi kurorëzimin e tij si një “martesë jo-zyrtare”.
Assange e ka mbajtur sekrete jetën e tij private dhe të kaluarën. Por thuhet se ai me ish-gruan e tij ishin takuar në moshën 17 vjeçare.
Sipas nënës së tij, Christine Assange, ai u largua nga familja e tij, “për të mirën e familjarëve të tij”.
3. Assange e ka një djalë që quhet Daniel Assange
Julian Assange ka një djalë rreth të 20’ave, dhe punon si një dizajner softuerik. Disa raportime thonë se nëna e djalit të Assange, është ish-e dashura nga Australia. Gjithsesi, gazeta australiane, SMH, raporton se Daniel “ka lindur nga një nën 17 vjeçare e cila nuk ishte e identifikuar”.
Daily Mail, pretendon se Daniel Assange, djali i Julian Assange, punon dhe jeton në Melbourne. The Telegraph raporton se Daniel Assange e përdor Twitterin me një llogari anonime.
Por gjithsesi kur Julian u largua nga Australia, raportet mes tyre u ftohën.
4. Nëna e Assange ia dha atij dashurinë për kompjuterin dhe babai i tij protestonte për luftën e Vietnamit
Kur Assange ishte adoleshent, nëna e tij ia dhuroi një kompjuter Commodore 64, raporton AJC.
Sipas DailyMail, gjatë asaj kohe, ai, nëna e tij dhe njerku ishin duke jetuar në pjesën lindore të Melbourne, e po aty Assange u bë shumë i varur nga kompjuteri.
Babai i vërtetë i Assange, quhet John Shipton, raporton CNN.
Madje thuhet se babai i tij, Shipton, ishte i përfshirë dhe e ndihmonte të birin me WikiLeaks, dhe pretendonte të garonte për senator në Australi. Është mjaft interesant fakti se Shipton dhe Assange nuk u takuan kurrë derisa themeluesi i WikiLeaks i mbushi 20 vjet.
Mediumi australian raporton se Shipton, kishte marrë pjesë në protesta kundër luftës së Vietnamit, dhe ishte një person që i kundërshtonte vendimet e qeverisë australiane.
5. Një mik i Assange ka thënë se ai ka 4 fëmijë jashtë martesorë
Numri i saktë i fëmijëve të themeluesit të WikiLeaks ende nuk dihet. Gjithsesi, një shok i tij ka shkruar për një medium britanik se Assange ka 4 fëmijë jashtë martesorë.
Daniel Domscheit-Berg, tha për Daily Mail se “shpesh jemi ulur në grupe të mëdha dhe e kemi dëgjuar Julianin të fliste, madje ai ka treguar se ka katër fëmijë në vende të ndryshme të botës”.
Ai gjithashtu tha: “Ai e shijonte idenë e të pasurit shumë Julianë në botë, madje një në secilin kontinent. Nëse ai u kujdes për fëmijët e tij, apo ata nuk ekzistojnë aspak, kjo ende mbetet pikëpyetje”.