Familja e prof. Remzi Nesimit e pasuroi bibliotekën e Itshksh Shkup

Në kuadër të manifestimit shkencor – kulturor “Ditët e Alfabetit”, që po organizohet këto ditë nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, sot familja e prof. Remzi Nesimit ia bëri një dhuratë të veçantë bibliotekës së Institutit.

Marketing

Kështu familja e prof. Nesimit, më saktë zonja Hatixhe Nesimi, një pjesë nga biblioteka personale e Profesorit të ndjerë ka vendosur t’ia falë bibliotekës së Institutit, kjo në shenjë të urimit të festës së alfabetit, por edhe pasurimit të bibliotekës.

Me këtë rast drejtori i Institutit, dr. Skender Asani, e falënderoi znj. Nesimi dhe theksoi se: “Ky është peshqeshi më i mirë që i bëhet Institutit për këtë festë, ndërsa ky fond do të mbetet me shenjë të veçantë ‘Fondi Remzi Nesimi’ në raftet e bibliotekës së Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve”.

Urojmë që ky shembull të ndiqet edhe nga familjet e intelektualëve tjerë që kanë lënë vepra të rëndësishme për kulturën dhe shkencën.

Marketing