Kjo kompani është themeluar në vitin 2013 dhe ka vetëm 7 të punësuar. Në fund të vitit 2023 realizoi një fitim prej 2 milionë eurosh nga të ardhurat prej 4 milionë eurosh. Fitimi u rrit me 290 për qind, ndërsa të ardhurat me 230 për qind. Borxhi financiar i kompanisë është rreth 3.25 milionë euro. Selia e firmës ndodhet në një adresë krejtësisht tjetër. Kjo kompani ka qenë bashkëpronar i firmës së ndërtimit “Adastra”, e cila ka pasur lidhje me biznesmenin Sead Koçan.
Ndërtesa administrative në Shkup e ish-gjigantit ndërtimor “Beton” ishte në shitje që nga viti 2023 për 5 milionë euro përmes një shpalljeje bankare si pjesë e një procesi ekzekutimi dhe falimentimi. Objekti afarist u ndërtua në vitin 2012, dhe NLB Banka e kishte vlerësuar atë në 4.952.967 euro.
Në vitin 2022, kur kompania ende ishte pronare e ndërtesës, në një mbledhje të jashtëzakonshme të aksionarëve u propozua shitja e këtij pasuri të paluajtshme. Pasi të miratohej propozimi, ishte planifikuar të bëhej vlerësimi i pronës dhe të publikohej shpallja për të gjetur një blerës.
Lajmi i fundit për “Beton”, e cila shkoi në falimentim pasi humbi likuiditetin për shkak të paaftësisë për të përfunduar projektet e nisura dhe për të shlyer detyrimet ndaj bankave kreditore, është se Asambleja e Kreditorëve po shqyrtonte mundësinë e një riorganizimi brenda procedurës së falimentimit.
Asmir Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” dhe djali i deputetit të BDI-së dhe ish-kryetarit të komunës së Plasnicës, Ismail Jahoski, së fundmi është në arrest shtëpiak për pastrim parash, së bashku me Ratko Kapushevski nga RKM.
Prokuroria njoftoi se ka paraqitur një ankesë për arrestin shtëpiak të caktuar për Jahoskin, i cili u arrestua në aksionin për keqpërdorimet me blerjet milionëshe të mazutit për TEC Negotinë, pasi më herët gjykata kishte kërkuar që masa e arrestit të ishte me burg.
Në hetim janë përfshirë, përveç Jahoskit dhe Kapushevskit, edhe Erdjan Sulkoski nga RKM, ish-drejtori i ESM-së, Vasko Kovaçevski, ish-drejtori i sektorit në ESM, Ardian Muça, si dhe 8 persona të tjerë që kanë marrë pjesë në realizimin e blerjeve. ESM, në periudhën 2021-2023, bleu mazut për TEC Negotinë me vlerë mbi 160 milionë euro. Hetimi ka vënë në dyshim mënyrën e shpalljes së prokurimeve publike dhe ka dyshime për pastrim parash të fituara përmes mazutit.