Familja Lima kërkon ndihmë, “6 vjet nuk kemi parë ditë të bardhë (video)

Kushtrimi 5 muajsh për momentin nuk e ndjen mungesën e kushteve elementare për jetë, mirëpo ai për disa ditë mund do të mbetet pa ushqim.

Marketing

Prindërit e tij thonë se qumësht kanë vetëm për edhe disa ditë, ndërsa për më tutje nuk e dinë se si do ja bëjnë.

Në këtë dhomë të vetme jetojnë tre anëtarët e familjes Lima nga Tearca. Habibi me bashkëshorten dhe djalin e tyre të vogël Kushtrimin. Ata ankohen se jetojnë në kushte të vështira financiare.

“Vetëm një kulm ta kem për këtë fëmijë. Kemi qenë me qira, sa herë na kanë larguar se nuk kemi pasur për ta paguar. Edhe shtazën kur isha në stinën e dimrit, nuk pata të paguar edhe nënës i erdhi shumë keq, erdhi më mori. Kur ishim me qira, i kemi lypur dikujt para për bukë, shume herë nuk kemi pasur, kemi mbetur edhe në rrugë. Ju lutem na ndihmoni. Shpresat i kemi humbur, por të paktën ky fëmi mos të mbetet në rrugë. Tash e gjashtë vjet një të mirë nuk e pash” , u shpreh Sanije Sulejmani, nëna e Kushtrimit.

Brenda këtyre mureve pothuajse të rrënuara mungon çdo gjë elementare për të jetë. Kjo familje nuk merr as ndihmë sociale.

“Të jetosh te vjehrri shumë është e vështirë, se edhe këta hiq nuk e kanë kushtet mirë, ja kamë zënë derën. Kemi qenë me qira, skam pasur edhe bukë të ha. Nuk arrihet me 700 denarë, a të hash apo të paguash faturat, për mua qiraja ishte shumë problem”, deklaroi babai i Kushtrimit, Habib Lima.

Nëna e Sanijes tha se si dhemb shpirti kur e sheh gjendjen e tyre.

“Më keq nuk kish ti shohësh kështu fëmijët. Më treguan të lagjes se ata po enën në atë banesë këtë banesë, vendosa ti shkoj ti marr edhe solla këtu. Besoj se edhe ti ke fëmijë, mos qofsh në lëkuren time”, potencoi Makfirete Sulejmani, gjyshja e Kushtrimit.

Kjo familje apeloi për ndihmë, kush sa ka mundësi. Ata në përcollën me shpresën se dikush do tua zgjatë dorën.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë në numrin e telefonit: +389 71 615 557

Marketing