Policia Kufitare ka shpëtuar një familje me katër anëtarë që ka rrezikuar të mbytet në në zonën e quajtur “Bovat”. Policia e Durrësit njofton se katër personat që rrezikuan, mes tyre dy fëmijë, po udhëtonin me një varkë plastike e cila kishte pësuar defekt.
Pas marrjes së njoftimit, policia ka bërë të mundur nxjerrjen në breg të familjes, duke iu shpëtuar jetën.
Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Triport janë njoftuar se një shtetas kishte mbetur i bllokuar në det, në zonën e quajtur “Bovat”, për shkak se mjeti lundrues Jet Ski që drejtonte, kishte pësuar defekt në motor. Gjithashtu, u tërhoq drejt bregut, mjeti lundrues që kishte pësuar defektin.
Posted Under: