Të mbyllur në mes katër mureve, në një dhomë të cilën e kanë të vetmen pasuri, do ta kalojë edhe këtë dimër familja 5 antarshe Mehmedi nga fshati Studeniçan. Kryefamiljari Isni Memedi 42 vjeç, edhe përkundër problemeve me këmbët, është i detyruar të ecë me kilometra për të shkuar në punë, për një pagë minimale për të siguruar kafshatën e gojës për familjen.
Ai rrëfen se askush nuk e pranonte në punë për shkak të problemeve shëndetësorë, por një kompani private e punësoi, vetëm për të arsyetuar rrogën sepse ai nuk është i aftë për punë. Përveç problemit me këmbët ai vuan edhe nga ASMA dhe zemra, prandaj mezi arrin në punë. Isniut i duhet të ndalet me dhjetra herë gjatë rrugëtimit për të marrë frymë me popmpën asmatike, të cilën e mban në xhep sepse në çdo moment mund t’i vështirësohet frymarrja.
“Unë jam i smurë, cdo muaj shkoj në kontrollë, bronhit, hasmën e kam, me këmbën jam invalid por zori më qon tyë shkoj të punoj se këto lipin tre fëmijë I kam. Skam pas asgjë nuk kam lindur, vetëm për grip më kanë dërgu në spital, mjekët ma kanë dhën gabim ineksionin dhe më është tharë damari I këmbës, dhe për këtë arsye tre herë jam bërë operacion”, tha Isni Memedi, kryefamiljari.
Tri vajzat e kësaj familjeje janë nxënëse të shkëlqyera në mësime, edhe pse fati i tyre ka qëlluar që të jetojnë në kushte jot ë mira sociale, pasi dy prindërit i kanë me invaliditet.
“Jam klasa e parë”. A mëson, të vendos mësuesja 5-sëshe? “Po. Kam dëshirë një shtëpi dhe një kompjuter” tha vajza e vogël.
“Jam nxënëse e shkëlqyeshme, kaloj me 5-së” tha vajza e madhe.
Çfar suksesi keni në shkollë? “Kaloj me pesë”, tha njëra vajze.
Zonja e shtëpisë Fetije Mehmedi thot se dimri është i papërballueshëm në këto kushte. Ajo thot se I ngrinë duart kur I duhet të lajë enët apo rrobat.
“Kur vjen koha me la enët qeshma jashtë ngrin, ujti ngrin nga të ftohti sepse jashtë i lajmë, maqina për të la teshat më ka ngri edhe ajo dhe nuk kena ku ti laj teshat”, tha Fetije Memedi, zonja e shtëpisë.
Para katër vitesh kjo familje filloi ndërtimin e një shtëpie dy dhomëshe, por edhe përkundër dëshirës për ta përfunduar, punimet kanë ngecur pasi me pagën mujore prej 9000 denarësh, kjo familje nuk ia del të mbuloj as shpenzimet elemetare për jetë.
“Une shtëpijen e kam nis qe katër vjet, pak nga pak e kam mbaru, më kanë ndihmu disa në Ramazan më kanë sjellë zeqatin, edhe unë kam mledh pak të holla prej rrogës që kam nda anësh, më ka mbet deri në pllocë. Vajzat kërkojnë dhomë, duan të flejnë në veti, jo me ne. unë nuk kam kushte tua mbaroj më shumë, nuk mbërrin”, tha kryefamiljari Memedi.
Kryefamiljari Isniu, si çdo prind tjetër ka dëshirë që tu mundësoj vajzave të tijë kushte për jetë normale, të paktën të kenë një dhomë të tyre thotë ai, prandaj apelon te ata që kanë mundësi që ti ndihmojnë ta përfundojë këtë shtëpi të lënë në gjysëm. TEL: 070 901 392