Familja Trump merr pushtetin në Amerikë: Barron Trump (18) luan një rol të rëndësishëm

Për Donald Trump, Shtëpia e Bardhë është një biznes familjar – kështu ishte edhe gjatë mandatit të tij të parë. Dhe po kështu do të jetë përsëri nga 20 janari. Klani Trump do të rikthehet në pushtet!

Marketing

Rrethi më i ngushtë i këshilltarëve në Zyrën Ovale përbëhet ekskluzivisht nga aleatë të besuar, donatorë të mëdhenj dhe bashkëpunëtorë politikë. Megjithatë, Trump ka më shumë besim te familja e tij – edhe pse në mandatin e dytë do t’u japë më pak poste zyrtare fëmijëve të tij.

Dhëndri Jared vepron prapa skenës

▶︎ Ivanka Trump dhe burri i saj, Jared Kushner, gjatë mandatit të parë të Donald Trump, konsideroheshin si këshilltarë kryesorë. Këtë herë, ata nuk do të kenë role zyrtare në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë. Thuhet se Ivanka është “lodhur nga politika”, sipas burimeve pranë saj.

Por: Kushner, i cili në vitin 2020 negocioi Marrëveshjen Abraham për paqe ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe, do të ndihmojë në sfond për të orientuar politikën e Trump për Lindjen e Mesme. Babai i tij, Charles Kushner (70), do të emërohet ambasador në Paris.

Barron Trump shihet si lidhja me brezin Z

▶︎ Barron Trump nuk do të ketë një detyrë zyrtare (ai do të vazhdojë studimet për ekonomi në New York). Megjithatë, 18-vjeçari pritet ta këshillojë babain e tij për lidhjet me rininë. Gjatë fushatës zgjedhore, shumë nga këshillat e Barron-it rezultuan të suksesshme: ai ndihmoi, për shembull, në organizimin e intervistave me influencues të kriptomonedhave dhe “Gen Z” për të mobilizuar votuesit e rinj.

Vajza Tiffany (31) dhe burri i saj marrin role të tjera

▶︎ Vajza Tiffany (31, nga martesa e Trump-it me Marla Maples), e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të parë, deri tani është qëndruar larg politikës. Por vjehrri i saj, biznesmeni miliarder Massad Boulos (52), i lindur në Liban, do të emërohet këshilltar kryesor për Lindjen e Mesme. Trump e quajti atë “një negociator të shkëlqyer”.

▶︎ Rreth rolit të ardhshëm të Zonjes së Parë, Melania Trump, ka shumë thashetheme: së fundmi është përfolur se ajo nuk dëshiron të jetojë domosdoshmërisht në Shtëpinë e Bardhë, por synon të “lundrojë” mes Washingtonit, Mar-a-Lago (rezidenca e Trump-it në Florida) dhe New York-ut.

Dy djemtë qëndrojnë në prapaskenë

▶︎ Gjatë fushatës, Donald Trump Jr. dhe vëllai i tij më i vogël, Eric (40), luajtën role të rëndësishme duke drejtuar organizimin dhe duke ndezur atmosferën në tubimet elektorale. Por pritet që ata të kenë pak kontakte direkte me Zyrën Ovale, pasi nuk do të kenë role zyrtare si këshilltarë.

Don Jr. planifikon të pozicionohet politikisht për një kandidim të mundshëm të tij përmes podcast-it të tij. Ndërsa Eric do të vazhdojë të merret me bizneset e pasurive të patundshme të Trump Organization.

▶︎ Një titull zyrtar do ta marrë ish e dashura e Don Jr., Kimberly Guilfoyle: ajo do të emërohet ambasadore e SHBA në Athinë. Kjo, ndoshta, edhe për të shmangur ndonjë përplasje me të dashurën e re të Don-it, socialiten nga Palm Beach, Bettina Anderson (37).

Elon Musk, “anëtari i ri i familjes”

▶︎ Dhe pastaj është anëtari më i ri i familjes: “Xhaxhi Elon”. Kështu e quajnë Trump-ët miliarderin e teknologjisë, Elon Musk (53), i cili kohët e fundit është bërë një vizitor i përhershëm në Mar-a-Lago. Megjithatë, “hija e Trump-it” duhet të bëjë kujdes që të mos duket më i fuqishëm se vetë Trump-i. Trump nuk do të hezitojë ta vendosë në vendin e tij miliarderin më të pasur dhe njeriun e dytë më të fuqishëm në botë./Bota Sot