Familjarët e Almirit nesër pas protestës futen në grevë urie

Pas protestës që nesër mbahet para Gjykatës së Kumanovës me fillim në ora 12 e 30 minuta, familjarët e Almir Aliut kanë vendosur të futen në grevë urie. Protesta është për shkak të dënimit me burg që i është shqiptuar babait dhe xhxhait të Almirit.

Marketing

Pasi kanë dështuar të gjitha mundësitë për të fituar drejtësinë në institucione, familjarët kanë vendosur të futen në grevë urie. Bashkë me ta, në grevë do të futen edhe shokë e dashamirë të familjes Aliu.
Ata do të vendosin tenda para gjykatës, shkruan gazeta Lajm, kurse protesta do të vazhdojë deri sa “drejtësia të fitojë kundër padrejtësisë”.
Lajmin për grevën e ka bë të ditur Mesud Bajrami, mik i babait të Almirit.

“Të nderuar,
Ju informoj se unë, bashkë me familjarët e Almir Aliut dhe me disa shokë tjerë, kemi vendosur nesër pas protestës të futemi në grevë urie. Greva jonë është shprehje e revoltës ndaj padrejtësive gjyqësore ndaj shqiptarëve që skanë të ndalur, e që në rastin konkret dëmtojnë familjen e Almir Aliut, të vrarë nga Boban Iliç.

Këtë hap e marim për shkak se shifet qartë se drejtësia për shqiptarët në Maqedoni është vetëm fjalë abstrakte, kurse padrejtësia është bë ligj.
Pas përfundimit të protestës paqësore, ne do të vendosim tenda para gjykatës famëkeqe të Kumanovës dhe do të qëndrojmë aty në grevë urie, deri sa drejtësia të fitojë kundër padrejtësive.
Ky është një hap që jemi të detyruar ta ndërmarim, pasi viktima sot po dënohet, kurse vrasësi po shpërblehet me liri.

Nuk lejojmë që Almiri i vogël të vritet edhe një herë!
Miqësisht ju përshëndes”, ka shkruar Bajrami duke informuar për grevën e nesërme.