Fanon: Maqedonia e Veriut mund të bëhet qendër dhe korridor energjetik rajonal

Keni hapa të qartë ku do ta ndërtoni Maqedoninë e Veriut si aktore rajonale dhe këtu është SHBA-ja me ju në tërë këtë, kjo është porosia që ndihmës sekretari amerikan për Energjetikë, Francis Fanon sot i transmetoi në takim kryeministrit Zoran Zaev, që po ndodhë si vazhdim i takimeve në Selanik, ku ishte i pranishëm së bashku me sekretarin amerikan të Shtetit., Majk Pompeo.

Marketing

“Ajo që shohim këtu është vërtet transformuese. E shohim evoluimin e një zhvillimi të ri energjetik. Greqia është një lloj lider në atë me infrastrukturën për marrjen e këtyre burimeve, por ne shpresojmë të lidhim vendet më të vogla me një treg më të madh që do të mundësojë përparimin transformues ekonomik të vendit dhe të gjithë rajonin,” tha Fanon.

Ai informoi se e ka vizituar interkonektorin që i ndërlidhë Greqinë dhe Bullgarinë, i cili do a çojë gazin përmes Bullgarisë e më pas kyçjeve të tjera përmes Maqedonisë së Veriut dhe shprehi kënaqësi që Qeveria jonë ka shfaqur interesim për inkuadrim në projektin Aleksandropullos.

“Çdoherë kur SHBA-të do të shohë opsione për energjetikë, kjo la efekt më të gjerë ndaj uljes së çmimeve dhe përmirësimit të stabilitetit të furnizimit të konsumatorëve. Maqedonia e Veriut ka mundësi të tillë të rëndësishme në kuptimin e gazit, por edhe për integrim të resurseve ripërtëritëse energjetike së bashku me gazin”, potencoi Fanon.

Ai shtoi se kjo do të ketë implikime të rëndësishme gjeopolitike, sepse për momentin rajoni ka efektiv një furnizues të energjisë dhe kur cili do shtet është i varur vetëm nga një furnizues, kjo ndikon në mënyrën në të cilën ai shtet mund t’i realizojë politikat e veta.

“SHBA-ja ka interesim afatgjatë për sigurinë energjetike lidhur me varshmërinë nga energjia dhe shumë vite në të vërtetë nga koha e presidentit Regan dëshiron të promovojë diverzifikim të furnizimit me energji, ruta të furnizimit dhe me atë krijon një rreth të tillë ë opsioneve dhe krijohet tregu. Nëse keni vetëm një burim atëherë ai nuk është treg, por varësi. Dhe ajo është transformuese që këtu kemi opsione të reja. Gjithsesi gazi amerikan është një nga opsionet e rëndësishme. SHBA-ja vetëm që filloi të eksportojë gaz prej vitit 2016 dhe pas tre viteve ishim eksportuesi i tretë më i madh i gazit të lëngshëm dhe shpresojmë se do të jemi edhe të parët. Me këtë krijohen opsione më të mëdha në tregun global, megjithatë shohim edhe ngjarje në Mesdheun lindor, në Izrael, Qipro, Egjipt. I tërë rajoni është dinamik, Greqia gjithashtu është mundësi për import dhe me këtë ndërlidhje do të krijojmë treg që nuk ekziston dhe do të krijojmë mundësi dhe do të shkaktojmë efekt më të madh politik në treg i cili do të funksionojë në mënyrë transparente dhe do të krijojë efekt më të madh”, theksoi Fanon.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut është e rëndësishme lidhur me gjeografinë si qendër rajonale për prodhime të rafinuara, import të prodhimeve të tilla, rrjet distributiv, që do të thotë rezistencë më e madhe edhe ndaj gazit. Megjithatë, siç shtoi, nevojitet vullnet politik që vizioni i këtillë të bëhet realitet dhe ne dëshirojmë ta mbështesim atë dhe t’i nxisim investimet amerikane këtu.

Lidhur me çështjen e përçuesit të naftës me Helenik petroleum, tha se këto diskutime po përparojnë, duke cekur se sa është i njoftuar, pala greke është e përkushtuar dhe se dëshirojnë të bëhen mbështetje të atyre bisedimeve.

“I shprehim mirë njohje partneritetit dhe angazhimit ndaj aleancës transatlantike dhe ju uroj pr përpjekjet që po zhvilloni. Vendi juaj që bazohet në parime themelore të transparencës dhe drejtësisë”, potencoi Fanon në konferencën për shtyp pas takimit me kryeministrin Zaev.