Luana Vjollca do të publikojë së shpejti një prej projekteve më të rëndësishme në karrierën e saj muzikore. Tashmë duket se ajo do të futet edhe në tregun ndërkombëtar.
Moderatorja ka zbuluar së fundmi se po përgatitet që të sjellë bashkëpunimin më të ri, me këngëtarin e njohur australian, Faydee.
Është bërë e ditur se Luana dhe Faydee aktualisht po merren me xhirimin e klipit, i cili duket se do të jetë shumë veror. Një ditë më parë, këngëtari i njohur publikoi një foto nga Prishtina, ku shkruante në shqip: “Mirmëngjes!”.
Ndërsa ditën e sotme, Faydee ka zbuluar për ndjekësit e tij ndodhet në Vlorë, nga ku ka dhuruar edhe pak pamje nga deti.
Ai shfaqet i veshur me një këmishë të zezë të zbërthyer në pjesën e gjoksit, dhe Faydee duket mjaft tërheqës. Tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim që të publikohet bashkëpunimi i tyre.