FANTA FINTA E RE E AHMETIT, përplasje fallco me Grubin?!

Truku që Ahmeti dëshiron t’ua shesë qytetarëve dhe strukturës është i  njëjtë si në vitin 2020, kur gjatë fushatës për ato zgjedhje Grubi ishte në letargji, për tju krijuar një perceptim votuesve shqiptarë se ai e ka marrë porosinë e tyre të cilët nuk mund ta pranojnë arrogancën e tij dhe prirjen ndaj skandaleve korruptive.

Marketing

Jozyrtarisht mësojmë se në selinë e BDI-së ka rënë vendim që të krijohet një përplasje e rreme mes Ali Ahmetit dhe Artan Grubit, për të tentuar që çdo gjë negative t’ia kalojë këtij të fundit, i cili gjithsesi nuk është i preferuari i votuesve.

Vlerësimi i strategëve të BDI-së është se pas dështimit të planit për kthimin e Gruevskit, tani është e patjetërsueshme të ndërmerren hapa me të cilat në skenë do të kthehen kuadrot nga koha e koalicionit me VMRO-DPMNE-në.

Sakrifica e Grubit dhe Osmanit, sipas vlerësimeve të Ahmetit, është hapi i parë i nevojshëm në drejtim të miratimit të Mickoskit për bashkëpunimin e tyre eventual.

Se ky skenar tashmë po zbatohet në BDI, shihet nga ajo se zëvendëskryeministri i deri parapakohshëm Grubi, nuk duket as si folës në mitingje, nuk është në media, nuk përmendet as në kombinatorikë për listat parlamentare.

Truku që Ahmeti dëshiron t’ua shesë qytetarëve dhe strukturës është i  njëjtë si në vitin 2020, kur gjatë fushatës për ato zgjedhje Grubi ishte në letargji, për tju krijuar një perceptim votuesve shqiptarë se ai e ka marrë porosinë e tyre të cilët nuk mund ta pranojnë arrogancën e tij dhe prirjen ndaj skandaleve korruptive.

Se a do të thotë ky truk i Ahmetit, rikthim në skenën e madhe politike të kuadrove si Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti, duhet ta shohim.

E sigurt është se xhokerat e plakut dhelpër Ahmeti po shpenzohen. Njëri  nga bashkëpunëtorët e tij më besnikë nga koha e koalicionit me VMRO-DPMNE-në, Ramiz Merko, tashmë është futur në listën e zezë të SHBA-së.

Burimet tona thonë se të gjitha këto manovra janë një qasje mbrojtëse në fushatën parazgjedhore. Brenda strukturave krijohet përshtypja se udhëheqsia e lartë e BDI-së është gjithnjë e më e vetëdijshëm se disfata është e sigurt dhe tani po fokusohet në zbutjen e pasgoditjeve.