Fantazma e Serbise se Madhe ne Tirane!

Nga Sali Berisha

Marketing

Te dashur miq, Fantazma e Serbise se Madhe, hija e zeze e te gjitha fatkeqesive te rajonit keto 150 vitet e fundit, po shtetit neper Ballkan. Vetem dy dekada pas kapitullimit te Serbomadhise, ajo doli nga varri dhe Edvin Kristaq Zografi, ne nje akt madhor tradhetie kombetare, solli keto dite ne Tirane Fantazmen e Serbise se Madhe apo te Jugosllaves se Re. Vetem pak dite pasi ne menyren me kriminale presidenti i Serbise dhe serbomadhise Aleksander Vuçiç mohoi masakrat, genocidin, krimet kunder njerezimit qe kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi dhe rregjimi i tij gjakatar kryen ne Kosove, ne Tirane ai pritet nga Zografi Bis apo Esad Pasha i Ri me qylym te kyq dhe se bashku me te ne Tirane u kurorezua dhe Fantazma e Serbise se Madhe apo Jugosllavise se re ne emrin maske Minishengeni ballkanik.Shtoj ketu se pikerisht nje nate para ketij akti antikombetar, jo rastesisht por me porosi te padronit te tij Esad Toptani i ri, pas nje udhetimi blic ne kryeqytetin e Kosoves, ndermori nga studio e telebeogradit ne Prishtine ne emision me Baton Stanishiqin sulme si kryhorr i kombit kunder udheheqjes politike te Kosoves.

Miq, nisma e Jugosllavise se Re, ogurzeze per shqiptaret, u lançua nga presidenti i Serbomadhise Vuçiç me Traktatin e Nishit te firmosur prej tij dhe Zografit Bis. Ajo erdhi fill pas deshtimit te turpshem dhe historik ne Berlin te projektit krijimit te Serbise se Madhe nepermjet ndarjes se Kosoves te paraqitur nga presidenti i Serbise dhe serbomadhise Vuçiç dhe mbrojtur ne nje akt tradhetie kombetare nga trojka famzeze e argateve te Beogradit; Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe shefi i tij Baton Stanishiq.

Pas ketij deshtimi te turpshem dhe historik, duke keqshfrytezuar veglat e tij shqipfoles, Vuçiç ndermori kete nisme me emrin maske Minishengen defakto Jugosllavi e Re te gatuar me kujdes ne Beograd dhe te shpalosur me nje skenar emergjence me tre samite ne tre muaj per te deshmuar se eshte padron i pakontestueshem i hapsires te kesaj Jugosllavie te Re dhe se kreu i narkoshtetit te Tiranes eshte thjeshte nje vasal i bindur i tij.
Nisma me emrin maske Minishengen, njelloj si Serbomadhia, ne te gjithe kohrat ka qellime te mirefillta anti shqiptare.

Se pari, me kete nisme Vuçiç me ndihmen e Zografit bis kerkon te defaktorizoje Kosoven, rolin e saj kyç ne rajon. Ai synon ta rrethoje ate nga gjitha anet me Serbomadhi, ti krijoje nje lloj “bllokade” te “embel” politike ekonomike, kesaj radhe me ndihmen e “vellezerve” te saj ne Tirane dhe ne Shkup.

Marketing