Fasada moderne, fshirje e gjurmëve historike

Renovimi i fasadës së jashtme të objektit të Arkvit të Tetovës, ka ngjallur reagime të shumta tek arkitektët dhe aktivistët e shumtë në qytetin e Tetovës. Ata janë shprehur të shqetësuar se intervenimet në fasadën e këtij objekti klasik, janë jashtë çdo norme dhe tendencë e re për të zhdukur gjurmët historike të qytetit të Tetovës, shkruan gazeta KOHA.

Marketing

Sipas tyre, përderisa kishim një tendencë në Shkup, ku objektet klasike mbuloheshin me fasadë prej barokut, në Tetovë tendenca është e kundërt, objektet me vlerë historike mbulohen me fasadë moderne.

“Kjo çfarë ndodh në Tetovë me intervenimin në objektin e Arkivit Historik në Tetovë me vënien e alubond fasadës në një objekt historik është e papërgjegjshme edhe e pamenduar. Kemi një fenomen ku në projektin “Shkupi 2014” objektet moderne dhe postmoderne vishen me fasada neoklasike ndërsa në Tetovë ekstremin tjetër, ku objektet klasike vishen me fasada joadekuate dhe bëhen intervenime të papërshtatshme”, deklaroi Merita Maksuti, arkitekte.

Ka reaguar edhe Behixhudin Shehapi, eskpert i trashëgimisë kulturore nga periudha osmane dhe këshilltar shtetëror për mbrojtjen e trashëgimisë.Me këtë, ky objekt humbet autencititetin. Elementët në fasadë, profilimet gjeometrike, aplikimet në gurë, si katrorët sferikë, komponimi hyrës dhe ngjyra karakteristike e suvatimit janë karakteristika të arkitekturës së kësaj periudhe Të këtilla janë edhe ndërtesat e Vilajetit të Kosovës në Shkup, ndërtesa e Kongresit të Alfabetit në Manastir dhe shumë objekte të kësaj periudhe në qytetin e konsujve, restaurimi i të cilëve është trajtuar në kuadër të ligjeve dhe procedurës ekzistuese për restaurim dhe konservim ose rikonstruim të monumenteve”, thotë Behixhudin Shehapi, ekspert i trashëgimisë kulturore nga periudha Osmane dhe njëkohësisht këshilltar për mbrojtjen e monumenteve.

Përderisa institucionet nuk kanë dalur me qëndrim zyrtar se ky objekt është në listën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, megjithatë sipas eskpertëve humbja e identitetit të objek”teve të këtilla është një skandal dhe shëmtim që i bëhet qytetit të Tetovës.“Një qytet në plotkuptimin e fjalës e bëjnë qytet objektet referente ose nishanet apo internacionalisht të njohur si landmarks.Në Tetovë kemi disa ashtu objekte të cilët nuk i takojne periudhes Osmane dhe te njejtit duhet ruajtur dhe kultivuar në mënyrë institucionale dhe duhet që të ktehehn në gjendjen e mëparshme”, thotë Maksuti.Për Shehapin, me këta intervenime prishet imazhi i qytetit.

“Ky intervenim nuk mund të tolerohet, sepse bastardohet një traditë, një kulturë dhe një kontinuitet në stilet arkitekturale. Tetova nuk posedon shumë objekte të këtilla që në mënyrë aq të lehtë dhe me mënyra paushale të prishet imazhi i qytetit, i cili e ka peshën e vet historike. Duhet të respoktohet ligji, të përgatitet projekt për restaurimin e fasadës, të kalojë ekspertiza në institucionet kompetente dhe në fund, pasi të sigurohet leja për konservim, të fillojë riparimi. Në të kundërtën, çdo ndërmarrje tjetër është joligjore dhe shumë nënçmuese për shkencën e arkitekturës restauruese dhe identitetin kulturor e historik të Tetovës”, thotë Behixhudin Shehapi.


Ndërkohë, Ngadhnjim Memeti, disenjator grafik dhe aktivist i shoqërisë civile, thotë se jetojmë në kohë të çmendura, ku me projektin “Shkupi 2014” objektet e arkitekturës moderne të shekullit 20 u mbështjellën me fasadë barok për të sajuar një identitet të rreme dhe të paqenë, ndërsa sot Gruevizmi në Tetovë implementohet në kahje të kundërt, shlyhet dhe tjetërsohet identiteti i vjetër me fasada të reja.
“Veprimi i fundit me fasadën e ndërtesës së arkivit të qytetit të Tetovës është tendencioz, duke qenë edhe në procedurë për tu shpallur objekt i trashëgimisë kulturore. Qëllimi është ta le pa histori dhe ta shpërfill edhe atë trashëgimi kulturore që ka mbetur nga e kaluara në këtë qytet. Projekti i rrënimit të trashëgimisë kulturore të qyteteve tona ka filluar që nga koha e regjimit komunist duke vazhduar edhe sot në trajta tjera, me betonizimin masiv dhe promovimin e tallavasë në urbanizëm dhe arkitekturë, duke demotivuar kështu edhe gjeneratat që vijnë. Tetova po shpërfytyrohet si qytet dhe lirisht mund të merr çmimin për “Qytetin më të shëmtuar në rajon”, qytetin me shesh kaotik e hapësira të uzurpuara, ku vendin e trashëgimisë kulturore e zë pluhuri si dhuratë e pushtetit lokal”, thotë Memeti.


Në ndërkohë, përgjegjësit e Arkivit në Tetovë kanë shmangur kontaktin me gazetarë. Ata kanë thënë se bëhet fjalë për renovim të objektit por duke refuzuar që të japin sqarime por vetëm kanë thënë se renovimet kryhen nga Qendra në Shkup, dhe se 32 vite nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Po ashtu ata kanë refuzuar të japin përgjigje se a kanë marrë leje nga Qendra Nacionale për Konservim dhe Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore për të kryer punime. Deri më tani, ende nuk ka reagim nga ana e Ministrisë së Kulturës. (koha.mk)