Fasadë e re moderne me efikasitet energjetik edhe për shkollën e mesme “Cvetan Dimov”

SHMQSH “Cvetan Dimov” është një shkollë tjetër që do të ketë fasadë të re efikase energjetike, me çka Qyteti i Shkupit vazhdon të investojë në arsimin e mesëm. Në fillimin e punimeve ndërtimore për rinovimin e fasadës mori pjesë kryetari Shilegov.

Marketing

-Fasada e re me efikasitet energjetik e shkollës së mesme “Cvetan Dimov” do të ketë një stil të veçantë vizual dhe estetik, respektivisht so të jetë e xhamit me panele prej alumini me ngjyra. Ky rinovim do të kursejë energji dhe më lehtë do ta ruaj temperaturën në kohën e dimrit dhe të verës në shkollë. Nxënësit dhe profesorët do të kenë kushte më të mira dhe dinjitoze për mësim – tha Shilegov.

Qyteti i Shkupit vitin e kaluar ka investuar në disa segmente të arsimit – gjysma e shkollave tash më kanë fasada me efikasitet energjetik, në gjysmën tjetër të shkollave është rikonstruktuar pjesa e brendshme sipas nevojave, janë siguruar bursa për më shumë se 100 sportistë të shkollave të mesme, dhe janë angazhuar edhe 17 asistentë arsimorë për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Gjithashtu, të gjithë nxënësit pa përjashtim kanë fituar transport publik falas, dhe në tetë shkolla janë bërë tualetet për personat me aftësi të kufizuara dhe janë shënuar vend-parkimet për personat me aftësi të kufizuara në rrethin e shkollave.

Marketing