Ballina Sport Fat i keq për Pedrin, dëmtohet sërish

Fat i keq për Pedrin, dëmtohet sërish

Pedri nuk po gjen paqe. Mesfushori i Barcelonës dhe një nga talentet më të mëdha të futbollit botëror, i cili shkëlqeu në “Euro 2020” me Spanjën, do të duhet të qëndrojë jashtë fushave edhe për një muaj tjetër.

Marketing

18-vjeçari nuk luan me Barçën që prej 15 shtatorit, pas një dëmtimi në këmbën e majtë, në të njëjtin vend ku kishte pësuar lëndim para dy muajsh.

Pedri tërhoqi vëmendjen e mediave në të gjithë botën jo vetëm për talentin e tij, por edhe sepse sezonin e kaluar luajti çdo kompeticion të mundshëm me katalanasit. Më pas, gjatë verës, u grumbullua nga Luis Enrique për Evropianin, ku luajti të gjitha ndeshjet që shkuan me shtesë (Kroaci, Zvicër dhe Itali). Pas përfundimit të Evropianit, udhëtoi drejt Japonisë për Olimpiadën, ku u aktivizua në secilën prej sfidave që luajti Spanja.

Me medaljen e argjendtë në qafë, Pedri u kthye në Barcelonë për të qenë i gatshëm për dy ndeshjet e para të kampionatit spanjoll, të cilat sërish i luajti, edhe pse i rraskapitur.

Në ndeshjen e Champions, ndaj Benfica, erdhi dëmtimi i pashmangshëm muskular, nga i cili nuk po shpëton dot më.

Marketing
Exit mobile version