Ballina Lajme Shqipëri Shtatë të vdekur dhe 502 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shtatë të vdekur dhe 502 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka bërë të ditur se shtatë persona kanë vdekur nga COVID-19 si dhe janë shënuar 502 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Marketing

Janë shëruar 611 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184,247 që nga fillimi i epidemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus atje ka arritur në 195,523, të vdekur janë 3,029 si dhe janë 8,247 raste aktive.

Marketing
Exit mobile version