Ligji i ri për Prokurorinë publike prej sot pritet të gjendet në seancë plenare para deputetëve në Kuvend. Me këtë ligj PPS-ja do të integrohet në prokurorinë aktuale për krim të organizuar dhe korrupsion, por me kompetenca të zgjeruara.
“Të martën, Qeveria ligjin do ta dërgojë në Kuvend. Presim që deputetët t’i tregojnë qëndrimet e tyre në Kuvend, ndërsa nëse kanë vërejtje, të dorëzojnë amendamente. Mbështetja e dy të tretave duhet të sigurohet në Kuvend”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Opozita e pranoi propozimin e Qeverisë për integrimin e PPS-së në Prokurorinë publike, por nuk pranon që me të njëjtën të udhëheqë prokurorja Villma Ruskoska. Nga partia në pushtet, LSDM-ja, thanë se me ligjin e propozuar kanë treguar se për ta, lufta kundër krimit nuk njeh përkatësi partiake.
PPS-ja e re do të riemërohet në Prokurorinë publike për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë me kompetenca në tërë territorin e vendit dhe garanci për veprim të pavarur, që përputhet me pozitën aktuale, ndërsa në hierarkinë dhe subordinimin të Prokurorisë publike të RMV-së. Të gjithë prokurorët e PPS-së do të vazhdojnë të punojnë në këtë prokurori të re. Mandati i tyre skadon më 15 shtator, me të drejtë për rizgjedhje nëse duan të kandidohen.