Fati refuzoi pagën e lartë të ofruar nga PSG, i qëndroi besnik Barcelonës

18-vjeçari këtë javë ka nënshkruar kontratën e re me Barcelonën.

Marketing

Ansu Fati ishte duke kaluar vitin e fundit të kontratës, megjithatë vendosi që të vazhdojë të mbetet te Barcelona.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë të re të vlefshme deri në vitin 2027 ndërsa do të ketë klauzolë largimi prej një miliardë euro.

Por, mediat spanjolle kanë zbuluar se Fati kishte oferta të shumtë para se të rinovonte me ‘Blaugranët’.

Raportohet se PSG ishte gati t’i ofrojë atij pagë prej 30 milionë euro në sezon që të luajë së bashku me Leo Messin.

Man Utd dhe Liverpool gjithashtu kishin shprehur interesim për të, megjithatë sulmuesi refuzoi të gjitha ofertat pasi dëshironte qëndrimin në “Camp Nou”.

Fati është duke shkëlqyer këtë edicion tek Barça pas rikthimit nga lëndimi, dhe llogaritet si futbollist kyç i ekipit.