Konfrontimi mes Katica Janevës dhe Fatime Fetait është bazë që kjo e fundit të përjashtohet nga procedimi i mëtutjeshëm i rastit “Titanik3”.
Ky propozim pak më parë u parashtrua nga avokati i Elenko Millano, mbrojtës i të akuzuarit Ismet Guri.
“Ka mosmarrëveshje mes Janevës dhe prokurorëve të autorizuar (Fatime Fetai, Gavrill Bubevski) në këtë lëndë. Këshilli i Prokurorëve Publik le të jep mendim, ndërsa Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ta miratoj vendimin” tha avokati Elenko Millano.