Fatimja ia thotë në sy Gruevskit: T’ka ardh dakiku…

Prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai, ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në sy i ka thënë “se i është afruar koha”, edhe atë gjatë seancës në rastin “Shuplakat në komunën Qendër”.
Këtë deklaratë Gazeta Lajm e ka zgjedhur si deklaratë të javës që po lëmë pas.

Marketing

Tashmë ka një vendim gjykate, ku Gruevski duhet të paraqitet në repartin e burgut, pasi Gjykata e Apelit të konfirmojë vendimin e dënimit me dy vjet burg në rastin “Tank” me Mercedesin e blerë.

Nikolla Gruevski në seancëm për “Shuplakat në qendër”, komentoi se prokurorja Fetai flet pa ia dhënë të drejtën e fjalës, ku më pas ka qeshur, ndërsa gjykata tha se ajo është prokurore dhe i lejohet të flasë në këtë fazë. Pas buzëqeshjes së Gruevskit, Fetai i është drejtuar atij me fjalët: “Jeni në disponim, me atë se po iu afrohet koha”, tha Fetai, pas së cilës vijoi një polemikë, pasi i akuzuari Gruevski i tha se nuk ka nevojë të kujdeseni në lidhje me disponimin.

Pas kësaj prokurorja Fetai ka thënë se, kaloi koha kur askush nuk guxonte t’i përgjigjet Gruevskit.
Seanca tjetër është caktuar për 16 tetor, ku si dëshmitar është thirrur kryetari actual i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq.