Fatkeqësi familjare në Shkup: Për një natë ndërrojnë jetë djali 35 vjeçar dhe më pas edhe babai

Një fatkeqësi familjare ka ndodhur mbrëmë në Shkup. Mbrëmjen e të martës klubi i hendbollit Rinia nga Shkupi mbeti pa njërin prej hendbollistëve më të dalluar, pasi nga jeta u nda Arsim Idrizi.

Marketing

Por ky lajm nuk është i fundit i hidhur në familjen Idrizi, ngase vetëm një orë pasi që Arsimi ndëroi jetë, në pamundësi për ta përballuar humbjen e të birit, pas një sulmi në zemër ka ndërruar jetë edhe babai i Arsimit.

Arsimi vdiq në moshën 35 vjeçare për shkak se nuk arriti t’i përballojë sëmundjes së rëndë dhe të pashërueshme që kishte kohën e fundit.
Varimi i të ndjerëve bëhet sot pas namazit të Iqindis./tetova1/