Fatmir Bytyqi i LSDM-së kundër punësimve të shqiptarëve, Ratkoceri e bën për pesë pare

Ideja e zv/kryeministrit të parë shqiptar, Artan Grubi se kompanitë e mëdha si TELEKOM, A1, EVN dhe të tjerat duhet të punësojnë edhe shqiptar pasi ata që flasin edhe gjuhën e komunitetve është në dobi të shoqërisë ka hasur në reagime të shumta të parnterit të koalicionit qeverisë LSDM.

Marketing

I pari që ka reaguar kundër kësaj ideje të Grubit ka qenë, Zëvendës Kryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bitiqi  duke theksuar se qeveria e re po ndërtonë konceptin e një shoqërie për të gjithë dhe se është mosmirënjohëse për të shpërndarë para publike mbi baza etnike.

Të menjëhershëm kanë qenë reagimet e gazetarëve shqiptar. Gazetari Arben Ratkoceri pas kundërshtimeve të mëdha që kishte ndaj idesë së Grubit, e ka  thumbuar  Bytyqin duke e pyetur se si  shqiptarët do të punësoheshin në kompani me paga shume te larta, si p.sh Alkaloid, Komercialna banka, Makpetroli, Orka- holding e shumë e shume te tjera, ku përqindja e tyre është zero.

“Zëvendeskryeministri Fatmir Bytyqi, ndoshta para se t’i reagonte kolegut të tij, Artan Grubi, mire do ishte të na tregonte se si shqiptarët do të punësoheshin në kompani me paga shume te larta, si p.sh Alkaloid, Komercialna banka, Makpetroli, Orka- holding e shumë e shume te tjera, ku përqindja e tyre është zero. I kemi te qarta rregullat e ekonomisë së tregut mirëpo problemi eshte se për dallim nga ato pak kompani te vogla me pronarë shqiptar që janë krijuar me shume djerës e pa asnje ndihme.nga shteti, në anën tjetër e.gjithë oligarkia e sotme ne Maqedoni eshte ekskluzive maqedonase edhe atë jo si pasoj e punës apo dijës se tyre, por si derivat i privatizimit të pronës së përbashkët, ku pas 90- ve, perafersisht 97 per qind ose rreth 20 miliard euro asete shoqërore të asaj koha, ekskluzivisht ju falën oligarkeve të sotëm maqedonas. Proceset nuk kthehen mbrapa por duhet gjetur mekanizmat per permisimin e kesaj pa drejtesie, pasojat e se cilës i kemi edhe sot, sepse pa barazi ekonomike mes dy etnive kryesore edhe idea per nje shoqeri per te gjithe ngelet veç nje frazë e bukur.” ka shkruar Ratkoceri

Ndryshe sot ka pasur edhe shumë reagime në drejtim të Bytyqit duke e pyetur se pse shqiptarët e LSDM-së dalin gjithnjë kundër shqiptarëve.

Zëvendeskryeministri Fatmir Bytyqi, ndoshta para se t'i reagonte kolegut të tij, Artan Grubi, mire do ishte të na…

Publiée par Arben Ratkoceri sur Samedi 19 septembre 2020