Fatmir Bytyqi ka një kërkesë për të gjithë qytetarët që nuk u furnizuan me naftë para mesnatës!

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi është sonte në ClickPlus në TV21.

Ai u shpreh se rritja e çmimit të karburanteve vjen si rezultat se Maqedonia e Veriut është importuese e mëdha e tyre.

Ndërkaq siguron se nuk ka vend për panik, pasi siç thotë, ka mjaftueshëm rezerva të karburantëve.

Por i pyetur se pse mbrëmë kishte mungesë të karburantëve para mesnatës, kurse pas mesnatës të njëjtat pompa të benzinës dispononin të njëjtat, Bytyqi i ftoi qytetarët për të marrë këtë hap:

“Nëse ka qytetar që pas orës 12 ka pas naftë kurse para orës 12 nuk ka naftë, lirisht le ta denoncojnë”./TV21

Marketing