Fatmir Dehari nuk ka të ndalur, sjell projekte për Kërçovën me vlerë 38 milion denarë!

Sot, në Komunën e Kërçovës u nënshkruan kontratat për realizimin e projekteve kapitale në mes Byros për Zhvillim Rajonal i përfaqësuar nga Drejtori Ramiz Rexhepi dhe Kryetarit të Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari.
Vlera e përgjithshme e projekteve është 38.000.000 milion denarë. Projektet në tërësi përfshijnë zhvillim të zonave urbane, zonave me nevoja specifike zhvillimore dhe zhvillim të fshtrave, ndërtimit të terenit sportiv dhe riparimit të shkollës në fshatin Baçisht.
Në profilin personal në facebook, kryetari Fatmir Dehari veçon dhe potencon projektet në fjalë si:
1. Ndërtimi i urës pas qendrës së karburantit “ Pucko Petrol “,
2. Ndërtimi i Qendrës rekreativo – sportive, parku në Lagjen Kalendaricë,
3. Ndërtimi i rrugës Strellcë / Garanë – Shitovë,
4. Ndërtimi i terrenit sportiv në Lagjen Rashtan, pas Postës,
5. Riparimi i shkollës në fshatin Baçisht.

Marketing