LSDM: Masat ekonomike të qeverisë dhanë rezultate

Masat e Qeverisë për ndihmë ndaj bizenseve në kohë pandemie dhanë ekfektet e dëshiruara dhe ekonomia vendore aktualisht është e qëndrusheme, thotë deputeti LSDM-së, Kosta Kostandinov. Sipas tij shteti gjatë gjithë periudhës pandemike perms ndihmave të drejpërdrejta ka përshpejtuar rritjen ekonomike dhe një standard më të lartë të jetesës për qytetarët.

Marketing

“Janë siguruar 5.77 milion euro për 2.204 objekte gastronomike me 11,235 të punësuar, të cilët u mbyllën me vendim të qeverisë si masë për të parandaluar përhapjen e Covid. Nga këto, 2.99 milion euro është mbështetja totale e bazuar në të ardhurat mesatare mujore të llogaritura për 2019 dhe 2020…Përveç kësaj, secila kompani ka përfituar mbështetje prej 15,200 denarë për secilin të punësuar. Masat ekonomike të ndërmarra nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM gjatë krizës së shkaktuar nga koronavirusi kontribuan që pasojat të tejkalohen dhe sot kemi një ekonomi të qëndrueshme, të gjallë dhe dinamike” – tha Konstandin Konstadinov nga LSDM.